Tualetët publike ne qytetin e Elbasanit prej kohesh janë kthyer në nje shqetesim per banoret e Elbasanit. Mosinvestimi dhe mosmirembajtja për nje kohe te gjate ka bere qe shume te shmangin kalim aty per shkak te eres se rende .Sipas qytetareve vendi nuk eshte aspak higjenik dhe nuk eshte i paster. Te pyetur keta te fundit per Egnatia News shprehen se se fundmi Bashkia Elbasan kreu disa punime, por serisht gjendja eshte alarmante, qytetaret elbasanas kerkojne qe vendi te jete sa me i paster dhe mos jete nje vater infeksioni.

Nuk ka as nje muaj qe Bashkia Elbasan kreu disa investime ne tualetet Publike te Elbasanit pasi gjendja kishte degraduar, por edhe pse investimet perfunduan serisht tualetet publike per shkak te mos dizinfektimit rrezikojne te mbeten nje vater infeksioni ./Egnatia news