Përsa i përket jetës personale, kujtojmë se para disa muajsh, vetëm pak kohë pas martesës, S4MM ndau përfundimisht rrugët me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet u shfaqën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Ndërkohë në lidhje me këtë ndarje kaq të papritur, reperi ka folur për herë të parë për “Prive”. Ai është shprehur se në dokumenta vazhdon ende të jetë i martuar dhe flasin me njëri-tjetrin, por rrugët e lidhjes janë ndarë përfundimisht.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.

icon style