Jori Delli ishte e ftuar në puntatën e sotme të “Më lër të flas”. Që në hyrje të programit ajo u pyet në lidhje me Luiz Ejllin, me të cilin brenda shtëpisë u duk se kishin një kimi.

Kjo kimi që Jori e cilësoi normale, në rrjet pas disa videove duke kërcyer herë-herë u konsiderua edhe si provokim nga ana e saj.

Në lidhje me këtë çështje modelja u shpreh: “Jo nuk jam bashkë me Luizin. Pse nuk shikoni klipet ku i them të kam si vëlla.”
Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë ku tha: Jo nuk flasim. E pashë dje për herë të parë. E pershëndeta. Por kaq. Biseduam pak.”

Tek Kiara, situata qëndron ndryshe. Pa hezitim Delli tha se Tito po i mban distancë.

“Nuk kam marrëdhënie me Kiarën. Me zor do të kem marrëdhënie me të? I kam shkruajtur dhe me ka kthyer pas disa ditësh. I ra shkurt.”