WhatsApp është një ndër aplikacionet më të përdorura në botë. Ai ofron shumë shërbime të reja për të bërë eksperiencën e përdoruesve sa më të mirë. Mirëpo një nga shërbimet më të vjetra dhe më të rëndësishme të këtij aplikacioni është bllokimi i një kontakti me të cilin ju nuk dëshironi të kontaktoni më.

Nëse ju dëshironi të kuptoni se dikush ju ka bllokuar ju në WhatsApp nuk ka asnjë mënyrë 100% të saktë për ta dalluar, mirëpo ne do t’ju tregojmë disa nga ndryshimet kryesore që mund të konfirmojnë se ju jeni bllokuar nga ai kontakt.

  • Mënyra e parë më e shpejtë që tregon se dikush ju ka bllokuar ju është mosshfaqja e statusit online dhe last seen i tyre. Nëse ju arrini ta shikoni last seen apo online status atëherë ky person nuk ju ka bllokuar.
  • Zakonisht kur një person ju bllokon, ju nuk do të jeni në gjendje të shihni foton e tyre të profilit dhe statusin e tyre.
  • Nëse ju provoni të dërgoni një mesazh në chat drejt personit që dyshoni se ju ka bllokuar, dhe mesazhet shkojnë vetëm me një tick, me shumë mundësi ju jeni bllokuar.
  • Nëse ju provoni të telefononi personin që dyshoni se ju ka bllokuar dhe telefonata nuk kryhet, atëherë me shumë mundësi ju jeni bllokuar.

Të gjitha problemet e lartpërmendura për të kuptuar nëse një person ju ka bllokuar apo jo mund të ndodhin dhe në rastet kur lidhja juaj në internet është me probleme.