Sëmundja misterioze që preku diplomatët amerikanë në Kubë ka shumë gjasa të jetë shkaktuar nga një rrezatim mikrovalësh i shënjestruar.
Në këtë përfundim ka dalë një raport i qeverisë amerikane. Raporti nga akademia kombëtare e shkencave nuk ia atribuon fajin për valët e shënjestruara të energjisë, askujt.
Por, ai nënvizon se kërkime mbi pasojat e frekuencave energjitike radiofonike pulsuese janë kryer nga bashkimi sovjetik më shumë se 50 vite më parë. Sëmundja preku fillimisht persona në ambasadën amerikane në Havana në vitet 2016-2017. Anëtarë të stafit dhe të afërm të tyre raportuan simptoma që varionin nga këputja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit, ankthi dhe diçka që ata e përshkruanin si tymnajë mendore. E gjithë kjo u bë e njohur si sindroma e Havanës.
SHBA akuzoi Kubën se kishte kryer sulme sonike, çka vetë havana e mohoi dhe incidenti coi në rritjen e tensioneve mes dy vendeve. Në 2019, një studim akademik zbuloi anomali në tru tek diplomatët që u sëmurën por kuba e kritikoi raportin. Edhe Kanadaja reduktoi stafin e saj në Kubë pasi 14 qytetarë kanadezë raportuan simptoma të ngjashme.
Studimi më i fundit, u krye nga një ekip ekspertësh mjeksorë dhe shkencorë që ekzaminuan simptomat e rreth 40 punonjësve të qeverisë. Shumë prej tyre mund të kenë kaluar pasoja të gjata dhe dobësuese – thotë raporti.