Situata e zjarreve në Fier sa vjen dhe po bëhet më e rëndë.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po vazhdojnë të përhapen gjithnjë e më shumë për shkak të rrymave të forta të erës të cilat kanë aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Era po shtyn zjarrin drejt tokave bujqësore të cilat janë të mbjella nga banorët e zonës. Për shkak të situatës mjaft dramatike, janë angazhuar  forca të armatosura dhe zjarrfikës, të cilët po përpiqen të ndalojnë përhapjen e zjarrit më tej.

Nga pamjet e publikuara shihet puna e palodhshme e forcave të armatosura dhe zjarrfikësve të cilët po vendosin dhe jetën e tyre në rrezik, për të përshkallëzuar përhapjen e zjarrit në tokat me të mbjella.

Top Channel