Media greke Protothema ka publikuar foton e gruas shqiptare, e cila humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme pasi u vra nga makineria e prerjes së mishit teksa po e pastronte atë.

Bëhet fjalë për 50-vjeçaren Ana, e cila humbi jetën në sytë e vajzës së saj, në një dyqan mishi në Messolonghi.

E gjithë skena e tmerrshme është parë nga vajza e saj, ku të dyja kishin shkuar në dyqanin e mishit për të pastruar. Ajo u dërgua në spital në gjendje shoku.

Sakaq policia ka arrestuar edhe pronarin e dyqanit ku ndodhi ngjarja. Ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, që kur u largua nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.