Ditën e nesërme skadon dhe afati që shoqëria civile i ka vendosur qeverisë për dorëheqjen apo shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit të policisë, që konsiderohen përgjegjës për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë.

Aktivistët do të protestojnë sërish gjatë ditës së nesërme në orën 19:30, por çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës në lidhje me tragjedinë, dhe dorëheqjet e kërkuara në radhët e ministrave.

Fax News ka biseduar me disa prej tyre, të cilët janë shprehur:

-Është shumë e drejtë dhe shumë me vend që ata të shkarkohen, pasi kishte pasur dhe më herët ngjarje të tilla, kjo e fundit ishte ngjarja më e zezë. Ky është shteti jonë. Jo, jo, jo nuk shkohet në plazh, nuk je i sigurtë në asnjë vend, sepse këto për vete shkojnë i bëjnë pushimet jashtë shtetit, qytetarët të vrasin veten thonë. Kemi shkuar të pushojmë dhe kanë gjuajtur me dinamit, ka fëmijë, ka gra, kujt ti ankohesh, këto i bëjnë kapot, nuk i bën populli.

-Jo, në asnjë mënyrë nuk duhet të dorëhiqen, u morën masat. Nuk më pëlqejnë disa zëra që ishin në protestë, ngjarja patjetër që na tronditi, nuk do jem në protestën e ditës së hënë, ndihem i sigurt, raste të tilla ka dhe do të ketë.

-Çdo vit ka pasur humbje jete, nuk është faji i kryeministrit për këto, nuk isha në protestë.

-Ata duhet të ishin shkarkuar që ditën e parë, edhe 100 veta të vriten, kryeministri njësoj do thojë.