Donald Lu është akuzuar nga Kryeministri pakistanez Imran Khan se ka organizuar një komplot për të rrëzuar qeverinë e tij. Opozita e këtij vendi organizoi një moscion mosbesimi ndaj Khan, por kjo gjë u refuzua nga nënkryetari i Asamblesë Kombëtare, që pretendoi se ishte një “komplot i huaj”.

Sipas kryeministrit pakistanez, Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare.

Donald Lu ka shërbyer në Indi dhe Pakistan si Oficer Politik, dhe po ashtu ka mbajtur postin si Asistent Special i Ambasadorit në Nju Delhi, Indi. Donal Lu ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në këtë detyrë ai u zëvendësua nga Yuri Kim.