Është një brutalitet ndaj civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada. Dhe është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten. Kjo thjesht nënvizon rëndësinë që kjo luftë duhet të përfundojë”, tha Stoltenberg për CNN kur u pyet nëse akti ishte gjenocid.

Stoltenbergu tha se mirëpret fuqishëm një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka hapur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP të shtunën.