Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në fshatin Limjan të NjA Kastriot të Dibrës. Një e moshuar e sëmurë e cila u nis të transportohej për në spitalin Rajonal Dibër ka humbur jetën gjatë rrugës pasi ishte e bllokuar.
Kanë qenë të rinj të fshatit që kanë ndihmuar me lopata për hapjen e rrugës por ka qenë e pamundur të mundësonin lëvizjen në kohë të fuoristradës për në Peshkopi.
E moshura nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital.
Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë, duke treguar edhe njëherë tjetër mungesën e dorës së shteit në këto zona.
Faxnews