Një ngjarje e rëndë në kufijtë e skandalit është regjistruar ditën e djeshme në Bulqizë. Mësohet se një minator 60 vjeçar është dëmtuar rëndë në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.
60 vjeçari me inicialet Sh.Ç banues në lagjen Dobrovë të Peshkopisë punonte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Dyshohet se ai është dëmtuara gjatë punës në galeri rreth orës 12 e 30 minuta dhe më pas është dërguar me një mjet privat në hyrje të spitalit të Peshkopisë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pasi është konstatuar, minatori është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje kome. Kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin ku është ndaluar nga policia personi që e ka transportuar.
Ngjarja nuk është bërë publike nga policia dhe se nuk dihet se në cilën galeri punonte 60 vjeçari Sh.Ç.