Aleanca për Butrintin së bashku me aktivistë të Shoqërisë Civile po mbajnë një protestë para Kuvendit për të kundërshtuar dhënien me koncesion të Butrintit.

Pjesë e protestës ishte dhe arkeologu i njohur, Apollon Baçi, i cili paralajmëroi qeverinë se çështjen do ta hedhin në Gjykatën Kushtetuese dhe në të gjitha instancat ndërkombëtare përfshirë dhe UNESCO-n.

“Ne do ta hedhim në Gjykatën Kushtetuese dhe po nuk u bë kjo në instancat e tjera. Në UNESCO ka ngec çështja për një farë kohe meqënëse ndërrohet shefi i UNESCO-s dhe më pas ata do dërgojnë një ekip për të parë ngjarjen këtu. Nuk kemi çfarë të presim më nga kjo qeveri.

Mua më duket se nuk ka asnjë pritje nga deputetët, dihet se do votohet dhe fjalia që do dëgjojmë do të jetë kjo do bëhet si do themi ne se ne e dimë se çfarë bëjmë, ne të tjerët që jemi specialist nuk e dimë çfarë bëjmë” tha ai.