Sigurisht, Apple gjendet në krye të listës dhe më pas ndiqet nga Samsung dhe smartphone-t e tjerë Android. Sipas raportimit, një qytetar mesatar e ndërron smartphone-in e tij çdo 16 muaj dhe kjo i kushton atij mbi 50% të vlerës së smartphone-it të vjetër.

Apple and Samsung phones depreciate the least after one year

Përgjatë 12 muajve të parë pajisjet Apple humbasin 41% të vlerës së tyre dhe pas 24 muajve ato humbasin 60% të vlerës fillestare.

Një smartphone Samsung nga ana tjetër humbet 64% të vlerës përgjatë 12 muajve të parë, dhe pas 2 vitesh vlera e tyre fillestare bie me 77%. Interesant është fakti se në vendin e tretë gjendet OnePlus me humbje të vlerës 69% dhe 78% pas 1 dhe 2 viteve, ndërkohë që Huawei dhe Google gjenden më poshtë në renditje.

Apple and Samsung phones depreciate the least after one year

Në fakt, smartphone-t e Huawei gjenden në fundin e listës, pasi pajisjet si Mate 30 Pro dhe P20 humbën 87% dhe 84% të vlerës së tyre në treg brenda vitit të parë.

MusicMagpie zbuloi se 33% e përdoruesve të smartphone-ve nuk e shesin pajisjen e tyre të vjetër, dhe sa më i vjetër të jetë ky person, aq më tepër ulet mundësia e shitjes së smartphone-it. Gjithashtu, pajisjet që kanë çmim më të lartë e ruajnë më mirë vlerën e tyre se sa pajisjet që kushtojnë nën $599, të cilat humbasin vlerën e tyre me 62% brenda 6 muajve të parë.