Sony do të blejë zhvilluesin e lojrave Bungie për $3.6 miliardë

Sony ka treguar se do të blejë kompaninë që zhvillon video-lojra të quajtur Bungie, e cila ka krijuar lojra mjaft të mira si përshembull “Halo” dhe “Destiny”.

Jim Ryan, president dhe shef ekzekutiv në Sony Interactive Entertainment tha përmes një postimi në blog: “Ky është një hap strategjik drejt evolimit të eksperiencës së video-lojrave që ne kemi krijuar.”

Ekspertiza e Bungie në zhvillimin e lojrave mjaft të mira dhe bashkëpunimi afatgjatë me komunitetin tonë është tepër bindës dhe do të mbështesë krijimin e disa projekteve të tjera në të ardhmen nga PlayStation Studios.” tha Ryan.

Ai tregoi gjithashtu se rekordi i jashtëzakonshëm në publikimin në platforma të ndryshme dhe shërbimet live gaming do të ndihmojnë SIE që të arrijë qëllimet e saj në rritjen e audiencës së PlayStation. “Unë dua të tregoj se Bungie do të mbetet një studio dhe publikues i pavarur dhe multi-platform.” shtoi Ryan.

Megjithatë Bungie publikoi një deklaratë të sajën ku tregon mjaft qartë se ka si qëllim ruajtjen e vizionit krijues dhe pavarësisë së saj. “Tashmë me mbështetjen e SIE ndryshimi më i shpejtë që ju do të shihni do të jetë punësimi i talenteve të reja në të gjithë pozicionet e studios që do të mbështesin vizionin tonë ambicioz.”

Ky njoftim vjen 2 javë pasi Microsoft bëri të ditur që ka blerë kompaninë Activision Blizzard, që ka zhvilluar lojra mjaft të njohura si “Call of Duty” dhe “World of Warcraft” për $68.7 miliardë.