Antonio Conte pritet të bëhet trajner i Tottenham Hotspur, përkundër se ishte pranë që të merrte drejtimin e Manchester Unitedit.

Strategu italian ka punuar me Fabio Paratici (drejtorin e Spursave) te Juventusi gjatë viteve 2011-2014 duke fituar tre tituj të Serie A dhe një Superkupë të Italisë.

Pas largimit nga Interi, pritej që 52-vjeçari të bëjë një pauzë, mirëpo ai ka arritur marrëveshje për ta marrë drejtimin e klubit nga Londra e Veriut, edhe pse ishte në negociata me Djajtë e Kuq.

Edhe pse ishte në bisedime me Conten, Unitedi vendosi gjatë tetorit që të mos e shkarkonte Ole Gunnar Solskjaerin, por t’i jepte kohë deri në periudhën e ndeshjeve të përfaqësueseve gjatë nëntorit