Kreshnik Spahiu ka komentuar celjen e fushatës elektorale nga dy partitë më të mëdha të vendit tonë, PS dhe PD.

Në emisionin “Open”, Spahiu kritikoi Bashën për mbledhjen e qindra njerëzve në çeljen e fushatës së PD në kohë pandemie, ndërsa në të gjitha shtetet e Europës vijojnë rregullat strikte të Covid-19.

Spahiu: Vetëm Shqipëria duket se jeton në Hënë se gjithë shtetet evropiane nuk gjen 2 veta bashkë as në dyqanin e bukës. Vetëm në Shqipëri thyhen rregullat. Dëgjova dy fjalime, njëri, i cili u bazua nga një orë në gjysmë ore foli për pandeminë dhe tjetrin të pretendentit për kryeministër, i cili nuk foli asnjë fjalë për pandeminë.

PD zgjedh modelin modern të Trump dhe përfundon tek modeli bajat i Berishës dhe duket sikur po shkojnë të fitojnë një kryetar komune në Shijak. Akoma i bien borive këta. Ky është një problem serioz sepse elektorati gri nuk shkon pas një fushate provinciale.

Top Channel