Debatet kanë hapur seancën e sotme parlamentare. Partia Demokratike dhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit, kanë kërkuar interpeleancë dhe mocion me debat  me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike, por kjo nuk është futur në rendin e ditës.

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu kërkoi që të ndryshonte rendi i ditës në mënyrë që kryeministri Edi Rama të vinte për mocion. Edhe Edmond Spaho deklaroi se Rama duhet të ishte sot në interpelancë.

Deputeti Edmond Spaho është ndalur edhe tek protesta e qytetarëve të cilët Rama i cilësoi si të turpshme.

“Ministrja ju thotë mos blini bukë me makinë. Kryeministri thotë çmimi do vazhdojë të rritet. E sfidon popullin. Dhe qershia mbi tortë thotë ministrja se e kam në dorë të lëviz me makinë, ju lëvizni në këmbë thotë. Këto janë këshillat që japin qeveritarët. Turp t’i vijë kryeministri se Ukraina është në luftë dhe çmimet nuk rriten. Se nuk ka shtet këtu. Turp t’i vijë kryeministri ku familjarët e ministrave bëjnë tregti me rusët. Turp t’i vijë se për 10 vjet s’ka rritur pensionet. Mashtron qytetarët me fatura” tha Shehu.

/abcnews.al/