SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin, për ta marrë nesër në pyetje si person nën hetim. Malltezi ndodhet në ‘arrest shtëpiak’ në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet Berisha është njoftuar se do të pyetet ditën e enjte.

Po ashtu bëhet e ditur se policia është njoftuar për të marrë masa në kuadër të shoqërimeve për në SPAK. Pritet për t’u parë nëse do të merren në pyetje Malltezi dhe Berisha.
(BalkanWeb)