Puna në shtëpi nëpërmjet telefonit apo kompjuterit është kthyer në një prej zgjedhvje më komode të qytetarëve. Mes qindra mundësish reale për të bërë para nga komoditeti I shtëpisë, ka prej atyre që nëpërmjet ofertave të majme, pa shumë mundim të mashtrojnë.

Por si funksionojnë këto skema? Në rrjete sociale ka faqe të cilat reklamojnë oferta punësimi me premtimin se për vetëm 2-3 orë në ditë mund të fitoni deri në 2500 euro në muaj.

Nuk kërkojnë asnjë eksperiencë pune, apo asnjë aftësi, dhe kjo në dukje është puna ideale. Si fillim ata u kërkojnë qytetarëve ti shkruajnë një mesazh privat në profilin e tyre. Pasi arritjes se dakordesise për të filluar punë, oferta per pune si asistent online të jep një llogari në një platformë ku i punësuari kryen punë të vogla, që prej plotësimit të formularëve, deri tek rigjenerimi i klikimeve për faqe të ndryshme. Në fund kur vjen momenti i pagesës, këto kompani fiktive zhduken pa kryer asnje pagesë.

Por kjo eshte e keqja me e vogel. Mashtrues me te guximshem kërkojnë të dhëna të kartës bankare dhe në këtë mënyrë, mund të kryejnë veprime te paligjshme.

Në seksionin e krimit kibernetik në policine e  Tiranës deri tani nuk ka pasur denoncime konkrete nga qytetarë të mashtruar. Drejtori i Krimit Kibernetik në Tiranë Klodian Bilushi ka një këshillë për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale./abcnews.al