Home SPORT Stadiumet do të lejohen të mbushen sërish/ Italia lejon tifozat të mbushin...

Stadiumet do të lejohen të mbushen sërish/ Italia lejon tifozat të mbushin stadiumet

24

Lehtësimi nga situata e koronavirus po sjell edhe lirimin e kufizimeve të vendosura më parë për pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume. Italia ka vendosur se që nga data 1 prill 2022, do të lejohet që stadiumet të mbushen në 100% së kapaciteteve të tyre.

Kushti i vetëm që do të jetë për çdo tifoz është detyrimi për të paraqitur nga ana e çdo tifozi e Green Pass apo thënë ndryshe pasaportës së vaksinimit. Lajmi u konfirmua nga ANSA, agjencia e lajmeve italiane.

Më herët, shpërthimi i pandemisë në Itali solli kufizime të forta të pjesëmarrjes në grumbullime masive përfshirë edhe stadiumet.