Stuhia e dëborës si dhe temperaturat e ulëta në 24 orët e fundit kanë krijuar problematika në dy njësi administrative në Gramsh, në Kukur dhe Lenie. Sipas drejtorit te mirëmbajtjes së Rrugës, Luan Kokla, qarkullimi drejt këtyre qendrave të qarkullimit bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave.Mësohet se Shtabi i Emergjencave Civile si dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugës janë ne terren.

Fatmirësisht deri më tani në këto zona nuk raportohet për persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Grupet e punës janë në gatishmëri dhe deri në këto momente ka raportime për defekte apo ndërprerje të energjisë elektrike.