I gjithë territori ynë është përfshirë nga moti i keq prej pasdites së djeshme. Gazetari i ABC në Lezhë, Gjergj Figuri raporton se stuhitë gjatë natës dhe shkarkimet atmosferike kanë krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave.

Për shkak se vijon të jetë moti me shira puna për rikthimin e energjisë është vështirësuar edhe pse po punohet nga grupet e punës. Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore pritet që të vazhdojë deri të martën pasdite./ Abcnews.al