Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e “Sulltan Novruzit”. 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ai shkruan se është një ditë shprese dhe mbarësie për të gjithë ata që besojnë në Zot, duke theksuar se vitin tjetër kjo festë të vijë pa narkoshtetin e Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Gezuar diten e Sulltan Novruzit!
Te dashur miq, sot bektashinjte shqiptar festojne diten e madhe dhe te bekuar te Sulltan Novruzin.
Kjo eshte nje dite besimi, mbaresie dhe shprese per te gjithe bektashinjte por dhe mbare besimtaret e Zotit.
Ndaj dhe le t’i urojme ne se bashku te gjithe ata Gezuar Sulltan Novruzin, diten e jetes, lindjes dhe shpreses se pashuar!
Le te urojme qe Sulltan Novruzi tjeter te na gjeje me mire ne paqe, pa asnje epidemi por edhe pa narkoshtetin e Sultan Salep Surrelit!
Gezuar! sb