Këto janë pamjet që vijnë nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Pragës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur.
Ende nuk dihet bilanci i saktë dhe arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë, por sipas BBC, policia ka njoftuar se autori i dyshuar i sulmit ka mbetur i vdekur gjatë tentativës për ta arrestuar.
Ndërkohë po ashtu autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve, që ndodhen pranë Universitetit të Karlit, të mos dalin nga banesat deri në një njoftim të dytë, kur situata të jetë nën kontroll.