7 të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i sulmit në një sinagogë në Austri.
Lajmin e bëri të ditur policia e Vjenës përmes disa postimeve në Twitter.
Shënjestra e sulmuesve ka qene një sinagogë në zonën pranë “sheshit Schwedenplatz”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimet në shesh deri në qetësimin e situatës. Ngjarja vjen vjetëm pak ditë pas dy sulmeve tronditëse në Francë, i pari i Parisit ku një mësuesi iu pre koka pasi tregoi në klasë karikaturat e profetit Muhanmed, dhe i dyti ai i Nice-s, ku një emigrant tunizian vrau tre persona në katedralene Notre Dame të qytetit, që të dyja këto të cilësuara si sulme terroriste islamike.