Në ditën e dytë të të konfliktit Izraeli vrau të shtunën udhëheqësin e lartë të grupit të Xihadit Islamik, Khaled Mansour gjatë një sulmi ajror në një shtëpi në Rafah, në jug të Gazës.

Komandanti i kishte mbijetuar më parë pesë tentativave për vrasje nga ushtria izraelite, e cila e akuzoi atë për planifikimin e operacioneve militante jashtë Gazës.

Vdekja e tij vjen pas një sulmi vdekjeprurës ajror izraelit kundër Tayseer Jabari, një tjetër komandant i lartë i PIJ, të premten.

Rreth 19 anëtarë të PIJ janë arrestuar në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Izraelit. Gati 400 raketa palestineze janë hedhur në drejtim të Izraelit që nga e premtja, tha një zyrtar izraelit.

Izraeli thotë se nisi operacionet për shkak të “kërcënimit të menjëhershëm” Grupi i Xhihadit Islamik. Konflikti i fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga maj 2021, i cili la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë me izraelitë të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës fajësoi “agresionin izraelit” për vdekjen e palestinezëve dhe për 203 personat e plagosur. Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit – i koduar Breaking Dawn – mund të zgjasë për një javë.

Sulmet nisën pasi Izraeli arrestoi një udhëheqës të lartë të Palestines, ndërkohë nga sulmi bilanci që raportohet nga mediat ndërkombëtare bëhet me dije për 32 viktima, ku mes tyre 6 janë fëmijë.