Shqipëria

Kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin tonë në pjesën e parë të ditës, por në zonat e thella malore do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave.

Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës i bënë më të dukshme vranësirat, ku në zonat Verilindore dhe pjesërisht Lindore vranësirat do pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat do të sjellin shira të pakët dhe të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme.

Por në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të theksohen në Kosovë, duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin.

Por orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore duke sjellë dhe reshje afatshkurtra në Jugperëndim të MV.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme kanë përfshirë Europën Jugore dhe qëndrore, ku kthjellimet do të jenë dominuese në Ballkanin Perëndimore

dhe Gadishullin Iberik. Po_ashtu me kthjellime dhe kalime të lehta të

vranësirave do jetë Britania e Madhe. Ndërsa vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë

reshje shiu.