Në masat e vendosura anti-covid,do të mbahet në ambientet e Hotel Imperial “Takimi Kombëtar i Orkestarve të Harqeve” në edicionin e tij të pestë,mbi muzikën e dhomës dhe krijimtarinë e saj.
Me kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Elbasan z.Gledian Llatja,në takim do të marrin pjesë orkestra dhe ansamble nga disa qytete si: Tirana, Elbasani, Vlora, Korça, Fieri dhe Shkodra.
Me kordinator-Blendi Gremi;drejtor organizativ- Kliton Kapaj;dirigjent e drejtor festivali- Blerim Narazani, takimi do të zhvillohet nga data 4 deri më 6 nëntor, prej orës 18:00.