Pedagogët janë sot në ditën e dytë të bojkotit, por kryeministri Edi Rama mblodhi rektorët për të tërhequr vëmendjen tek rankimi i universiteteve në rang botëror, pa thënë asnjë fjalë për protestën e bojkotin e pedagogëve.

Edi Rama deklaroi sot se koha kur qeveria rriste pagat se e kërkonin sindikatat kishte mbaruar me arsimin e lartë.

Ai deklaroi se universiteti duhet të jetë i lidhur me tregun që të tërheqë të ardhura për kërkimin shkencor.Edi Rama: Universiteti është midis jetës dhe tregut. Ta ketë pjesë të AND-së së vet thithjen e të ardhurave nga tregu të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithru fondet nga të katërt anët nga kërkimi shkencor etj.

Koha kur qeveria rrit pagat se e kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashëk me arsimin e lartë.

E tha ministrja, ne është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë dhe ata që janë në gjendje ti ofrojnë më shumë studentëve.S’ka rrugë tjetër. Nuk mund të ketë rritje page për universiotetet që të mos jetë e kombinuar mes shtetit dhe të ardhurave që universioteti garanton.