Pedagogët e universiteteve publike në vend janë sot në ditën e dytë të bojkotit, në fillimin e këtij viti akademik që ka nisur me paqartësi të shumta.

Në ditën e parë të universititetit, pjesa më e madhe e pedagogëve bojkotuan mësimin, një pjesë në orarin 10:00-12:00, duke mos u tërhequr nga kërkesa e tyre për rritjen e pagës.

E njëjta situatë vijon edhe këtë të martë, teksa kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim rektorët e universiteteve publike dhe jopublike në vend.

Në universitetin e Elbasanit nuk është zhvilluar mësim, ndërsa të pranishëm kanë qenë vetëm student të viteve të para të paktë në numer./Egnatia news