Talebanët nuk lejojnë ende që vajzat afgane të ndjekin shkollën e mesme në pjesën më të madhe të Afganistanit. Vëzhgimi është bërë nga BBC, një muaj pas vendimit të marrë nga qeveria e re e militantëve.

Afganistani, në këtë mënyrë, është vendi i vetëm në botë që i ndalon edukimin gjysmës së popullatës. Gratë, përveç atyre në sektorin e shëndetit publik, nuk janë lejuar të kthehen ende në punë.

Gjithashtu, vijojnë edhe kufizimet në lëvizjen e lirë të grave, të cilat duhet të jenë të shoqëruara nga një burrë për të dalë në rrugë.