Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri, ka dhënë sot alarmin në Kuvend se partitë e tjera politike po tentojnë që të korruptojnë bashkëmoshatarët e tij duke iu dhënë para.

Sipas Jenisherit pensionistëve po u jepen nga 30 mijë lekë të vjetra për votën, ndërsa kërkoi që Parlamenti të votojë ligjin për detektivin privat.

“Kam informacionin e duhur dhe dyshime të besueshme, se kush janë pensionistët që në lagje u thuhet do të japim lekë dhe votoni për ne.

Nëse detektivi privat do të aprovohet nga ky parlament, ne do ta vendosim në pozita më të mira 25 prillin”, tha Jenisheri.

Faxweb