Rei Manaj i mahniti të gjithë ditën e djeshme teksa në debutimin e tij me fanellën e skuadrës së parë të Barcelonës arriti të realizojë tripletë brenda 45 minutave.

Më para, sulmuesit të Kombëtares nuk i ishte dhënë një shans tjetër me ekipin e parë, por vetëm kishte qëndruar në stol. Pas shpërthimit të djeshëm, situata ka ndryshuar në favor të Manajt. Pak ditë më parë, u përfol për një arritje të marrëveshjes nga ana e klubit blaugranas me skuadrën portugeze të Famalisaos, por tani një skuadër tjetër ka dalë në horizont, Sasuolo nga Seria A.

Me një largim të mundshëm të Raspadorit, Sasuolo është vënë pas një sulmuesi dhe profili i Manajt është perfekt, pasi lushnjari më parë ka qenë dhe pjesë e Interit. Por sipas gazetës spanjolle ‘’Sport’’, Barcelona mund të konsiderojë një qëndrim të 24-vjeçarit në skuadër me largimin e Braithuajt dhe Grizman. Rei Manajt iu dha mundësia dhe shkëlqeu me rastin e parë, tanimë më e ardhmja është në dorën e vetë sulmuesit i cili ka mundësi të zgjedhë.