Duket si hyrja në haurin e bagëtive, por në fakt është banesa e familjes Metolli në fshatin Dobranjtë, bashkinë e Devollit.

Çifti i bashkëshortëve, së bashku me dy fëmijët minoren, janë të detyruar të strehohen në një banesë të dëmtuar nga tërmeti që në vitin 2019. Premtimet e bashkisë të paktën për ta bërë sadopak të banueshme këtë banesë, nuk u mbajtën.

Ashtu sikurse edhe punimet për t’i riparuar tualetin, mbetën në mes. Kryefamiljarin nuk e gjetëm në banesë pasi del çdo ditë me shpresë për të kapur ndonjë punë që të ushqejë fëmijët.

Edhe pse më pakicë, dreka e radhës ishte siguruar disi, një kofshë pule dhe disa patate të skuqura për katër persona.

Sakaq, e zonja e shtëpisë tregon se mes premtimeve dhe realitetit gjendja e tyre ka mbetur e pandryshuar dhe në luftë të përditshme për të siguruar jetesën, nëse streha që kanë mbi krye do të vijojë t’i mbrojë.

Të paktën, bashkia mund t’u kishte riparuar banesën, që të paktën të mos rrinë me frikën se do t’i zërë brenda.