Kritikat të shumta vërshuan në drejtim të ‘’3 Luanëve’’ për mënyrën e gabuar se si proceduan në rastin e 11-metërshave në finale.

I pari ishte 19-vjeçari Saka, i cili mori një lumë kritikash, por dhe shokët skuadrës së tij, të cilët u akuzuan se nuk duhet ta linin Sakan të gjuante penalltinë.

Sipas mediave të huaja, legjenda Roi Kin u shpreh me fjalë mjaft kritikuese për Anglinë:

‘’Ju nuk mund ta linit një 19-vjeçar të ndrojtur të gjuajë para jush. Ata kanë shumë më shumë përvojë, Sterling ka fituar trofe, atyre iu desh të dilnin para fëmijës së ri dhe të ngriheshin në këmbë’’.

Por, kësaj kritiket ka menduar t’i përgjigjet vetë mesfushori i Anglisë, Xhek Grilish.

Nëpërmjet një statusi në ‘’Twitter’’, mesfushori shkroi se vullneti i tij ishte të gjuante penallti, por ishin zgjedhjet e trajneri ato që e penguan.

‘’Unë thashë se doja të gjuaja penallti!!! Trajneri ka marrë shumë vendime të drejta këtë turne dhe këtë bëri dhe sonte. Por nuk mund tu them njerëzve që nuk doja to godisja një penallti, kur në fakt e kërkova’’, shkroi mesfushori.

fax