Eskorta e reperit Azet është sulmuar në Vjenë, pasi ka dalë nga një koncert.

“Gazeta express” shkruan se Azet ka performuar në Vjenë, ku pas koncertit ka ndodhur një incident.

Në pamjet shihet se gjatë performancës salla ishte e mbushur plot me adhurues të reperit, ndërsa pas përfundimit është sulmuar eskorta e këngetarit, ku dëgjohen dhe të shtëna me armë.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, ndërsa këngëtari nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.