Të shtëna me armë janë regjistruar sot në Shkodër, teksa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur te zona e këmbimit valutor. Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është qëlluar 4 herë me armë zjarri, duke marrë plagë të rënda.

Forcat e policisë janë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sakaq autori, i paidentifikuar ende është larguar me biçikletë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.