Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Në zonën e Freskut në kryeqytet një shtetas ka vrarë me armë zjarri vëllanë e vetë dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj tragjedie brenda familjes.

Policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e vrasjes së dyfishtë.Policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e vrasjes së dyfishtë.Vehap Cami, 63 vjeç, dhe Lulzim Cami, 68 vjeç janë dy vëllezërit nga Bulqiza që mbetën të vrarë mëngjesin e së enjtes në zonën e Freskut në Tiranë.  63 vjeçari e ka qëlluar me armë zjarri të vëllanë në banesën e tij në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40 dhe më pas ka vrarë veten.