Një sherr mes dy të rinjve për motive banale ka degraduar dhe për pak mund të përfundonte në tragjedi.

Burimet thanë për Panorama se në Kombinat, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Enrid Ismailaj, 35 vjeç.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur shtetasi Emra Korteshi, 28 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.