Personazhi i njohur në Korçë, Ilir Vrenozi surprizoi ish-kryeministrin Sali Berisha me një dhuratë speciale. Vrenozi i dhuroi Berishës një fotografi të madhe të futur në “kornizë me dy miqtë e doktorit”.
Gjithashtu, Vrenozi kishte një mesazh për Berishën duke i thënë se Luli jo vetëm që e ndau nga partia por edhe nga familja.
Ilri Vrenozi surprizon Berishën në Korçë:
“Mirëmbrëma doktor, të vij një cikë aty? Kam një fjalë për ty: Luli le partinë që po përçan por edhe djali im nuk është këtu. Unë i thash do vish tek Berisha, më tha para dy ditësh që do të vij sot nuk është këtu, sepse Luli mirë që po na ndan nga partia por na ndan edhe nga familja. prandaj i bëj thirrje që të bashkohemi”, tha Ilir Vrenozi.