Nga:Erion Murataj

Imagjinoni sa pak imagjinatë kanë.Edhe emrin me logon e vodhën nga Berlusconi .
Kuptoni pak alternativën përball narko shtetit dhe lepurushevë të Lulit dhe Bardhoshes.
Dy vulëhumbur , një i vulosur si peng dhe një bajraktar që mbretëron prej 12 vjetesh fal dy gjysmave të kalbura të një molle të helmuar .Këto janë alternativat e 6 marsit .Ereksioni i faltores që u duk si uragan u katandis keq.
Pasi gunat u ngelën në telat e Lulit që ia kish dhënë me qera Rama, papritur u gjenden në tokën e djegur të Monës.
Dhe befas si Kostandini Doruntinës u doli perpara Iliri që çadrën e grisur ia ofroi pa pagesë. Kjo sepse është dhe e pa legalizuar pasi qitapin dhe vulën e ka ende Mona që ende ska dhënë dorëheqjen e pse qau sapo 25 prilli kaloi ,duke i kërkuar falje të parit Ilirit . Çadra e grisur në tokën e djegur për të pastrehët e Doktorit po orvatet studio më studio të paraqitet si streha e re e demokracisë ,përballë lepurushevë të Lulit të keqpërdorur nga Rama që prej 2017. Ndoshta e më parë! Në çdo rast situata është më mirë se çdo herë tjetër më parë.
31 vjet kanë përdhunuar njerëz që vuajnë për bukën e gojës.
Sot kanë fikur dritat e mesa duket s’po shohin kush ja bën kujt.
Amin, mban Nardi i shkretë dhe nuk ka nevojë për ortoped për nothullat pas 6 Marsit. Sa për militantët nëse ju pëlqen siç ju kanë përdhunuar gjer më sot, Amin vazhdojnë deri sa të keni ju dëshirë e takat.
Për ata që kanë sy kam vetëm një togfjalësh.
Qëndroni në këmbë me moralin e të tjera asete lartë, koha e burrave do të vij shpejt.