
Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill Inter-national HV”. Mësohet se janë sekuestruar kontratat e bashkimit të operatorëve ekonomikë, ku “Hill” është bashkuar me “Net Group” e Valter Begajt.
Sekuestrimi i dokumenteve është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila po heton për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin.
Bashkimi i kompanive bëri kontratë për mbikëqyrjen e punimeve të Tunelit të Llogarase me Ministrinë e Belinda Ballukut.
Dyshohet se 2 kompanitë fituan tenderin përmes favorizimit. Kujtojmë që “Net group” është kompania e ish-ortakut të Evis Berberi, ish kreut të ARRSH, nën varësi të Belinda Ballukut./panorama
