Marrëdhënia mes Romelu Lukakut dhe trajnerit të tij te Chelsea, Tuchel, nuk lulëzoi siç do ta imagjinonin të gjithë. Sulmuesi belg, i cili hyri në pjesën e dytë kundër Aston Villa, duke e tërhequr skuadrën e tij drejt fitores me një gol dhe një asist, bëri disa deklarata për “ESPN Brasil”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje për marrëdhënien e tij me trajnerin gjerman, “Big Rom” tha: “Ne kemi folur disa herë. Trajneri më tregon se çfarë dëshiron nga unë në fushë. Është thjesht pak e qartë për momentin se si dëshiron të më përdorë. Unë jam shumëdimensional, mund të bëj gjithçka që ai më kërkon. Jam i lumtur që e kam ndihmuar ekipin”.
Gjithsesi, një atmosferë jo e qetë evidentohet nga shifrat e sezonit të tij, me 6 gola dhe 2 asiste në 17 ndeshje, vite dritë larg atyre të eksperiencës me Interin.