Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim 4 persona, pas një tentativë vrasjeje. Një 33-vjeçar ka tentuar të vrasë me pistoletë një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta.

Autori është identifikuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.

Ndërkohë, është arrestuar një 30-vjeçar, pasi bashkëpunoi me këta 3 shtetas për të ndihmuar 33-vjeçarin të largohej, duke e marrë në automjet.