Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. I arrestuari është një 19-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Sipas shtypit italian, ngjarja ka ndodhur Bolonja, ku 19-vjeçari tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij duke e goditur me thikë pas një sherri për motive banale.

Nga goditjet me thikë, i riu pësoi dy plagë, një në barkë dhe një në këmbë. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku dhe mori mjekimin shëndetësor.