Kohët e fundit emri i Tesla-s është përmendur shpesh herë në media për problemet që ato kanë, ku ndër më kryesoret janë aksidentet që mendohet se përfshinin sistemin Autopilot të drejtimit të makinës. Edhe pse Tesla kërkon nga përdoruesit që të përdorin këtë sistem vetëm kur është e ligjshme dhe të jenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për marrjen e kontrollit, kjo gjë nuk është marrë në konsideratë nga drejtuesit e automjeteve.
Për të zgjidhur këtë problem, kamerat brenda makinës Tesla janë update-uar me një software që monitron shoferin gjatë gjithë kohës. Disa modele të këtyre makinave vijnë me kamera brenda në makinë, të cilat kishin si funksion primar sigurimin kundër vandalizimit nga pasagjerët kur këto makina të përdoreshin si një rrjet robotaxi.
Shumë njerëz e kanë duartrokitur këtë vendim nga Tesla, pasi në këtë mënyrë do të rritet siguria në rrugë (mirëpo duhet mbajtur në mend dhe privatësia e drejtuesve të makinës). Kamerat që do të monitorojnë drejtuesit e automjetit do të jenë ato të vendosura mbi pasqyrën rearview, të cilat do të fillojnë punë në momentin që Autopilot do të aktivizohet.
Për sa i përket privatësisë, Tesla konfirmoi se të dhënat e mbledhura do të qëndrojnë në makinë dhe nuk do të transmetohen për sa kohë data sharing është e çaktivizuar.