Teuta nuk shfrytëzon match point-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë që do ta ndante me Laçin pas javës së 24-t të Kategorisë Superiore.

Durrsakët nuk morën më shumë se 1 pikë përballë Kastriotit në Niko Dovana duke barazuar 0-0 në një ndeshje të luajtur më mirë nga djemtë e detit sidomos në pjesën e dytë, por skuadra e Edi Martinit nuk kishte saktësinë e duhur përpara porte dhe në fund u kënaq vetëm me një pikë, pasi

Kastrioti pati disa mundësi të mira për të ndëshkuar durrsakët. Me këtë barazim Teuta u ngjit në kuotën e 42 pikëve po aq sa kanë edhe Partizani e Vllaznia, 2 pikë pas Laçit kryesues.

Top Channel