Teuta merr kreun e superligës pas fitroes mjaft të rëndësishme që arriti në këtë javë të 26-të përball Lacit n[ “Niko Dovana”, rivali direkt për titullin kampion në këtë sezon.

Merr hak me sa duket skuadra e drejtuar nga Edi Martini ndaj kurbinasve që kishte humbjen e fundit 31 dhjetorin e shkuar. Që nga ajo kohë djemtë e detit nuk njohin rezultate dhe negative dhe dalngadlë arritën në kye të klasifikimit edhe pse golavarazhi e mban në sipër se sa Vllaznia që kanë golavarazhin e njëjtë.

Në një ndeshje kur gjithcka shkonte drejt barazimit, diferencën e bën cilësia e Devi Bregut i cili shënon golin e fitores kur më pak pritej. Në minutën e 77-të u prish balanca e rezultatit në Durrës dhe kaq mjaftoi për t’i dhënë këtë 3 pikërisht kaq të rëndësishëm edhe për moralin durrsakëve.

Ndërkohë dueli tjetër për kreun mes Vllaznisë dhe Partizanit në “Loro Borici” ndahet në barazim 0-0 që pak i shërben secilës skuadër, ndërkohë që ngjeshet akoma grupi i 4 skuadrave në krye të tabelës. Sepse asgjë nuk ka përfunduar java e ardhshme përball Lacin me Vllazninë.

Java e 26-të e Superligës vazhdon ditën e diel me 3 përballjet e tjera, me përballje mjaft interesante si ajo e Tiranës me Apolloninë, Bylisi me Kastriotin dhe Kukësi me Skëndërbeun. Të gjitha këto takime do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel