Situata në kampin Blu nuk paraqitet aspak e qetë që kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon takimit që zhvilloi ditën e sotme Lulzim Basha në Selinë Blu me grupin parlamentar të PD-së.

Mësohet se Flamur Noka, një nga më të afërmit e Berishës ka debatuar me grupin, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar në parti.

“T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time”, mesohet te kete thene Noka.

Nga ana tjetër mësohet se Lulzim Basha është nisur pas takimit për të takuar kryetarët e degëve në qarkun e Fierit. Keto takime te Bashës me kreret e degëve të Fierit vijnë një ditë para takimit që ka paralajmëruar Berisha në këtë qytete në kuadër të iniciativës për referendum që ka ndërmarrë.